BSPK paralajmëron veprime të përgjithshme sindikale

0
464

Përmes një komunikate për media, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës deklaron se mbështetë kërkesat e të gjithë sindikalistëve të federatave/sindikatave në kuadër të BSPK-së që kanë të bëjnë me Draft Ligjin e Pagave.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe akterët kompetent që sa më shpejtë çështjet e adresuara nga sindikatat të zgjidhen, në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmarrim veprime të përgjithshme sindikale në kuadër të BSPK-së për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal dhe Ligji mbi Grevat”, paralajmëron BSPK.

‘BSPK kërkon nga Qeveria që të ndërmerr masa dhe të reflektoj sa më shpejtë në përmirësimin e këtyre lëshimeve, në mënyrë që të mos përshkallëzohen pakënaqësitë dhe të na sjellin në një situatë kur pothuajse të gjitha profilet e punëtoreve të shërbimeve publike në vend të ndërmarrin veprime radikale të presionit sindikal’.