Buffon: Është dashur ta rrah referin

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, nuk arriti ta përfundojë sfidën e dytë ndaj Realit në Ligën e Kampionëve, pasi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave ndaj gjyqtarit kryesor.

Në minutat shtesë, gjyqtari e akordoi një penallti për Real Madridin, gjë për të cilën nuk u pajtua aspak Buffoni, i cili u ndëshkua me të kuq.

Buffon ka deklaruar se “po të kisha vendosur të largohesha nga futbolli do të kisha rrahur gjyqtarin. Do të ishte një fund i denjë i një karriere të mrekullueshme”.