Bugajski: vrasja e Ivanoviqit ka ardhur nga Moska

Janusz Bugajski, analisti i njohur amerikan për Ballkanin ka lëshuar një alarm të fortë gjatë një interviste për agjencinë serbe Tanjug.

Bugajski thekson se “nëse SHBA nuk merr menjëherë frenat e Ballkanit Perëndimor, atëherë ky rajon do të ndizet nga flaka e një konflikti të madh etnik”.

Analisti i njohur thekson se përveç grushtit të shtetit në Mal të Zi dhe përplasjeve në Maqedoni, edhe vrasja e Oliver Ivanoviçit ka ardhur nga Moska.

“SHBA duhet të ç’bllokojë menjëherë anëtarësimin e Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në NATO dhe të shtyjë Serbinë të njohë menjëherë Kosovën”, thotë Bugajski.

Sipas tij, armët ruse në Serbi, nëse nuk kthehen mprapsht, atëherë do të duhet që të neutralizohen menjëherë duke armatosur pjesën tjetër të vendeve ballkanike./ZgjohuShqiptar.info