Bungestagu shtyn ndalimin e bashkimit familjar

0
285

Bundestagu ka vendosur që të shtyjë ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimi, pra ata që nuk janë të njohur plotësisht si azilantë deri në fund të korrikut.

Më parë koalicioni me bazë të gjerë kishte ndaluar bashkimin familjar për dy vjet nga marsi i vitit 2016, raporton “Deutche Welle”.

Tani Unioni konservator i partisë kristiandemokrate, CDU dhe asaj kristiansociale, CSU bashkë me socialdemokratët arritën kompromisin mes tyre pas debateve të zgjatura për një shtyrje të re. Pas korrikut do të mundësohet ardhja e 1000 vetëve në muaj, përjashtuar rastet e veçanta, përcjell albinfo.ch.

Të Gjelbrit dhe E Majta e kanë kritikuar rregulloren, ndërsa partia djathtiste, AfD kërkon shfuqizimin e plotë të pretendimit për bashkim familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimi.

Deri në fund të korrikut koalicioni i ri i mundshëm mes konservatorëve dhe socialdemokratëve do të mundësojë rregulloret që do të lejojnë nga fillimi i gushtit ardhjen e familjarëve./albinfo.ch/