Burime nga Brukseli: SHBA-të duan të ndihmojnë, jo ta heqin BE-në nga bisedimet Kosovë-Serbi

0
208

Burime diplomatike nga Brukseli kanë bërë të ditur se “nuk i përgjigjet realitetit” vlerësimi se Amerika, me pajtimin deri diku të Moskës, ka ndërmarrë iniciativë dhe e ka shtyrë anash “BE-në e pasuksesshme” nga përpjekjet që të gjendet një zgjidhje për marrëdhëniet e Beogradit e Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.

Agjencia Beta thotë se burime nga BE-ja hapat e administratës amerikane dhe porositë e presidentit Donald Trump Beogradit e Prishtinës të arrijnë marrëveshje të pranueshme nga të dy palët dhe ta nënshkruajnë atë në Uashington, do të thonë se ShBA-të kanë marrë në duar të tyre, me presion të qartë mbi Prishtinën, që fuqinë e tyre diplomatike ta vënë në funksion të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, transmeton N1.

“Amerikanët deri tash i kanë ofruar mbështetje vepruese dialogut Beograd-Prishtinë dhe Uashingtoni vetëm dëshiron të ndihmojë që të dilet nga ngecja e tanishme dhe mendon se këtë mund të bëjë me ndërhyrje, para së gjithash te Prishtina”, kanë thënë sipas agjenicsë burime diplomatike nga Brukseli.

Fjala është edhe për atë që, sipas burimeve, të bëhen përpjekje që marrëveshja mbi normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë të arrihet para zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian dhe procedurës së ndërlikuar të zgjedhjes së Komisionit të ri Evropiam dhe, siç pritet, kryesuesit të ri të Shërbimit evropian për punë të jashmt.

Ata kanë thënë se në disa anëtare të BE-së, në përbërjen e re të Parlamentit Evropiand, prandaj edhe të Komisionit Evropian, mund të vijnë personalitete bazat politike të të cilëve, si edhe ata vetë, nuk do të kishin aq vullnet që të angazhohen për avancim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.