Burri i Albulena Haxhiut: Marrëveshja me LDK-në është e minuar

0
180

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka deklaruar se qeverisja e LV-së me LDK-në do të ishte e minuar nga brenda

Bashkëshorti i deputetes, Albulena Haxhiut, që së fundmi u propozua nga Albin Kurti për Ministre të Drejtësisë, ka folur edhe për zgjedhjet e reja.

Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se në mes të një qeverisje të minuar nga brenda, siç e konsideron ai qeverisjen me partinë e Isa Mustafës dhe zgjedhjeve të reja, do të preferonte këtë të fundit.

“Në mes një qeverisje të minuar nga brenda(LDK) e jashtë (LDK/PDK) dhe zgjedhjeve të reja do zgjedhja të dytën!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që LV dhe LDK janë duke vazhduar bisedimet për të arritur marrëveshje për koalicion. Për sot nuk është planifikuar ndonjë takim.

Në anën tjetër, presidenti i vendit ka kërkuar nga Kurti që të bëjë sa më shpejtë propozimin e mandatarit.