Bylbyl Sokoli flet pas interesimit të Vushtrrisë

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka rrëfyer ekskluzivisht për Gazeta Blic për mundësinë e kalimit të tij tek skuadra e Vushtrrisë.

Sokoli tregoi se është kontaktuar nga presidenti i Vushtrrisë, por që nuk ka pranuar të jap shumë detaje lidhur me këtë takim, por ka thënë se nëse arrijnë dakord, atëherë do të merret vesh se në cfarë cilësie do të shkojë tek klubi i Vushtrrisë.

“Unë e kam përfundu tretmanin që dy ditë. Edhe ky tretman ka qenë dyjavor dhe tani jam i gatshëm ti kthehem terenit. është e vërtetë që më ka kontaktuar presidenti i klubit të Vushtrrisë dhe jemi në bisedime. Nuk mund të flas për rolin që ma ka propozuar por kjo mund të merret vesh pastaj, nëse arrijmë dakord”, tha shkurtimisht për Gazeta Blic.

Klubi i Vushtrrisë numëron vetëm pesë pikë pas shtatë xhirove dhe ndodhet në pozitën e parafundit në renditjen tabelare, gjë e cila nuk po i pëlqen vushtrriasve, raporton GazetaBlic.

Pas startit të keq me trajnerin, Bekim Shotani, drejtuesit e klubit filluan ndryshimet direkt tek stoli, ku angazhuan trajnerin e njohur italian, Antonio Toma.

Skuadra tashmë po mendon edhe për rolet tjera të kryesisë, për shkak të organizimit sa më të mirë të mundshëm, pasi nuk ka kohë për të humbur.

Siç dihet në këtë edicion të Superligës nga elita do të bien katër skuadra dhe kjo me shumë gjasë e ka shtyer klubin që të fillojë të mendojë më seriozisht – pasi qëndrimi në Superligë do të jetë goxha i vështirë.