Cakaj flet si kryediplomat: Politika e jashtme s’do ndryshojë

0
402
Pas delegimit të detyrës, Gent Cakaj ka mbajtur fjalimin e parë si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Jashtme.
Cakaj tha se politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e tij nuk do ndryshojë.
Objektivat e MEPJ, tha Cakaj, janë çelja e negociatave me BE në qershor, kryesimi i OSBE si dhe pjesëmarrja në Këshillin e Sigurimit.5 muajt e ardhshëm, tha ai, do jetë punë pa orar.
Ndjehem më i lëhtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Mosha e re është burim energjie. Pavarësisht sfidave të mëdha Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë rtë përfaqësimit diplomatik. Shqipoëria qëndron më afër se kurrë për hapjen e negociatave. Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBE-së për vitin që vjen. Nuk di si ta falenderoj Ramën për besimin që më ka dhënë”, tha ai.
“Do të vazhdojmë me energji të reja dhe qasje proaktive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit. Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar.do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar”, tha Cakaj.