Cakaj merr mbështetjen e Vishegradit, nga Çekia

Vendet e Vishegradit mbështesin me forcë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Qëndrim ky i konfirmuar nga Praga, ku në takimin e zhvilluar me vende të Ballkanit Perëndimor, krerët e shteteve dhe ministrat e jashtëm ripërsëritën angazhimin për t’i hapur rrugë fillimit të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Por veç integrimit që ishte kryefjala, në këtë takim u diskutuan edhe hapa konkretë në shërbim të ndërlidhjes infrastrukturore, bashkëpunimit në fushën e energjetikës, sigurisë dhe politikave të mjedisit. Platformë kjo që është në shërbim të zhvillimit të rajonit dhe procesit të integrimit europian.