Cakaj vizitë dyditore në Shkup

0
230

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj në datat 26-27 shkurt do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Cakaj do të jetë në Shkup ku do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.

Në datë 27 shkurt, ministri Cakaj pas takimit me homologun e tij, Nikola Dimitrov, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp./ATA