Cakolli tallet me mos arritjen e marrëveshjes së koalicionit VV-LDK

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli është tallur me mos arritjen e marrëveshjes së koalicionit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan fokusi.info

Përmes një postimi në facebook, Cakolli ka thënë se mësohen edhe emrat e bartësve të pushtetit VV-LDK.

Postimi i plotë:

Mësohen edhe emrat e parë, se kush do të jenë bartësit e pushtetit VV-LDK. Hysen Durmishi i VV-së do të marrë drejtimin e çerdhes “YLLKAT, kurse Ismet Beqiri i LDK-së do të udhëheqë çerdhen “BOTANIKA”, në kryeqytet.
Emrat e tjerë do ti mësoni në vazhdim ??