Çanak: Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999

0
305

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak vlerëson se “është hipokrizi që presidentit të Serbisë t’i hidhet faji po e dorëzon Kosovën dhe se dikush nuk e ka të qartë, kurse dikush po pretendon që nuk e kuptojnë se çështja e Kosovës ka përfunduar në vitin 1999″.

“Problemi i Kosovës u përshkallëzua në vitin 1981 dhe përfundoi në vitin 1999 me kapitullimin e nënshkruar nga Sllobodan Millosheviqi dhe qeveria e tij. Atëherë, e kemi luftën dhe kemi kapitulluar [në Kosovë]”, ka thënë Çanak.

Çanak ka thënë në TV Pink se është hipokrizi të pritet se negociatat do të sjellin diçka për Serbinë. “Për çfarë duhet të negociohet dhe rinegociohet? Nuk do të negociohet asgjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Pikërisht për këtë arsye kemi në skenë këtë ‘torturë’ në të cilën, opozita, Jeremiqi dhe ekipi i tij kinse po e mbrojnë Kosovën nga Vuçiqi’.

“Në vitin 2008 (shpallja e pavarësisë së Kosovës) vetëm se është operacionalizuar diçka që ishte realizuar. Pas vitit 1999, dhe kapitullimit i cili ‘artistkisht’ është quajtur Marrëveshje Tekniko-Ushtarake në Kumanovë, kemi ardhur në një pozicion që tërë kohën sillemi rreth Kosovës”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes se pse presidenti Vuçiq po e quajnë tradhtar lidhur me Kosovën, ai tha se kjo është për shkak se Kosova u shërben që të përfitojnë politikisht.

“Ai që nuk pajtoheni me dikë, është tradhtar, sepse ‘tradhtoi Kosovën’. Çfarë ka lëshuar në Kosovë? Si e ka tradhtuar Kosovën? Kjo është budallallëk. Dorëzimi i Kosovës në vitin 1999 ka qenë tradhti”, ka thënë Çanak.

Ai thotë se mbetet të shihet se si do të definohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se kjo duhet të marrë fund me nënshkrimin e një marrëveshje ndërkombëtare, në kuadër të BE-së.