Catherine Zeta Jones: “Ky djaloshi në prehrin tim, është 103 vjeç”

Aktori i njohur hollivudian, Kirk Dauglas sot do të festojë ditëlindjen e tij të 103-të i rrethuar nga familja e tij.

Aktorja e famshme Catherine Zeta Jones postoi në Instagramin e saj një foto me vjehrrin e vet, duke thënë “Ky djaloshi në prehrin tim, është 103 vjeç”

Kirk është i njohur për filmat e tij ikonik të Hollivudit dhe konsiderohet njëri nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është edhe babai i aktorit të njohur Michael Dauglas./Fokusi.info/