Çdo turist paguhet nëse e viziton këtë qytet

Është një qytet i vogël në Kaliforni, ku vizitorët paguhen nëse shkojnë aty. Autoritetet kanë vendosur 100 dollarë për çdo turist. Programi “Vizitojeni luginën Santa Maria” ofron 100 kupona, të cilat mund të përdoren në kantinat e verës të qytetit, birraritë dhe restorantet, për turistët që qëndrojnë për të paktën dy netë në hotele atje.

“Lugina e Santa Maria ka aq shumë për të ofruar”, tha Jenifer Harrison, drejtoreshë e Byrosë së Vizitorëve të Luginës së Santa Maria. “Ne kemi plazhe, hotele dhe verëra, që janë një mundësi e shkëlqyeshme për udhëtarët e ndërgjegjshëm për buxhetin gjatë një kohe të rimëkëmbjes ekonomike”, shtoi ajo.