Çelaj: Çfarë risie e “vjetër” lajmi për vjedhjen e votave brenda partisë

Anëtari i PDK’së, Lirak Çelaj, e ka cilësuar ‘’risi të vjetër’’, çështjen e vjedhjes së votave brenda partive që u raportua ditëve të fundit të ketë ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Çelaj, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo është ‘’risi e vjetër’’, dhe se vjedhja e votave brenda partisë ndodh në të gjitha partitë.

“Çfarë risie e “vjetër” lajmi për vjedhjen e votave brenda partisë! Prokuroria mos ta hetojë vetëm rastin e Meliza Haradinajt por edhe të kandidatëve tjerë në të gjitha partitë. Le t’i shikojnë vetëm disa mostra dhe dalin në shesh të gjitha”, ka shkruar Çelaj.

Lini një Përgjigje