Celina edhe një supergol për Swansean (video)

0
230

Bersant Celina ka vazhduar shkëlqimin në futbollin anglez.

Mesfushori i Kosovës ka shënuar edhe një gol tjetër me fanellën e skuadrës së tij Swansea.

22-vjeçari e pranoi një top nga Van der Hoorn dhe me tu futur në zonë goditi fuqishëm për të shënuar golin e dytë në ndeshje.

Swansea arriti të mposht Birmingham Cityn me rezultat të thellë 3-0 dhe me këtë fitore ndajnë pozitën e parë së bashku me Leeds me nga 13 pikë.

Për Celinën ky ishte goli i dytë këtë edicion në Championshipin anglez.

Forma e jashtëzakonshme e Celinës është një lajm i mirë për përzgjedhësin Bernard Challandes para dy ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Anglisë në muajin shtator.