Çfarë duhet të bëjnë kosovarët që kanë udhëtuar në Gjermani e u skadon viza?

0
245

Kosovarët të cilët kanë shkuar në Gjermani dhe u ka skaduar viza por nuk mund të kthehen në Kosovë për shkak të masave që ka marrë Qeveria e Kosovës si pasojë e pandemisë së koronavirusit duhet të kontaktojnë ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Kështu u bë e ditur në një njoftim nga kjo ambasadë, sipas të cilëvë deri me 19 mars duhet të lajmërohen të gjithë ata që janë në Gjermani e nuk mund të kthehen.

Ajo se çfarë duhet të bëni është të dërgoni një email në email adresen e ambasadës së Gjermanise në Prishtinë, dhe aty të bashkangjitni edhe kopjen e pasaportës dhe të vizës.

Në vazhdim mund të gjeni njoftimin e plotë të ambasadës së Gjermanisë në Kosovë me të dhënat se ku duhet të kontaktoni.