Çfarë ndodh me SHBA dhe valixhen bërthamore nëse Trampi futet në intubim?

0
322

Hospitalizimi i kryeministrit britanik, Boris Xhonson dhe transferimi i tij në terapi intensive shënoi rastin e parë të një udhëheqësi botëror i cili preket seriozisht nga COVID-19.

Presidenti amerikan, Donald Tramp tha se është testuar dy herë, një herë në mars dhe një herë javën e kaluar. Por po sikur presidenti amerikan të shtrohej në spital dhe t’i vendosej ventilator për frymëmarrje të drejtuar?

Sipas NBC News, kur një pacient ka nevojë për ventilator, atëherë atij i bëhet qetësues dhe më pas intubohet.

Por kush do ta merrte drejtimin e vendit në këtë rast? Një përgjigje e pjesshme vjen nga Amendamenti i 25-të i Kushtetutës amerikane, sipas së cilës, kur presidenti i bën një njoftim zyrtar Kongresit se “nuk është në gjendje të përmbushë detyrat e tij”, zv. presidenti merr detyrën e presidentit në detyrë derisa presidenti njofton sërish Kongresin se është në gjendje për të rimarrë detyrat.

Kështu, kjo dispozitë e lejon presidentin që t’ia transferojë autoritetin e tij zv. presidentit për një periudhë të shkurtër kohe.

Por, nëse Presidenti kalon direkt në intubim pa arritur të japë të tilla orientime në formë “amaneti”, si veprohet? Duket se alternativa është e njëjta, nënpresidenti kalon në krye të vendit, përderisa Presidenti është i paaftë ta bëjë këtë./noa.al/