Çfarë po bëhet me mësuesin?!…

Shkruan Avdi Gjata

Çfarë po bëhet me mësuesin?!…

Në të gjitha periudhat historike, mësuesi ka qenë gati, figura më e rëndësishme në shoqërinë njerëzore. Dikur mësuesi ishte person me shumë autoritet në shoqërinë tonë. Ishte një personalitet që respektohej nga rinia, prindërit e nga nxënësit e shkollës. Ishte kjo, pasi mësuesi ishte, është e do të jetë edhe nesër misionar të dijes, kulturës, në shqoërinë shqiptare si para Shqipërisë së Pavarur ashtu edhe në trojet tjera shqiptare në robëri. Mësuesit përkadisnin brezat, njerëzit, që nesër do ti dilnin zot atdheut. Po nëse dje respektohej nga shqoqëria e që kjo nuk i duhej serbojugosllavisë për çka edhe i burgoste, apo ia kufizonte të gjitha mundësit për ta realizuar edhe thënë të vërtetën.
Derisa dje, mësuesit i duhej shtetit ekzistues që të ia qonte vijën politike të partisë?!.. e që kështu mësuesin e bënte një shërbëtor të sistemit në fuqi e që dinjiteti i tij ishte i shkelur, nëpërkambur e degjeneruar skajshmërisht.

E sot, çka po ndodhë me mësuesin te ne? Me mësuesin, po ndodhë ajo që nuk duhet të ndodhë, pasi po mendojmë se po jetojmë në “demokraci”. Pozita e mësuesit, tani në shoqëri është edhe shumë më e keqe e rëndë dhe e nepërkambur për fatin tonë të keq. Figura e mësuesit jo vetëm që nuk vlerësohet, por edhe më shumë po urrehet e kritikohet nga politika, shoqëria, prindërit, e nxënësit duke përçmuar mësuesin haptas se nuk dëshiron të mësoi dhe as nuk dëshiron të marrë edukimin e sygjerimin e tij.

Ajo çka është duke ndodhë me mësuesin te ne, është se mësuesin e fyejnë nxënësat, prindërit, familjarët,fshati apo lagjëja, mjekët, administratorët etj. Mësuesin, kanë filluar ta fyejn e nënçmojnë edhe shumë priftër shpirtëror e në rend të parë hoxhollarët të ndihmuar nga shërbime e shoqata të huaja antishqiptare që nuk po lënë gjë pa rrënknyer, vetëm e vetëm për ta nënçmuar e fyer fjalën, dijen, kulturën e misionin e shejtë që duhet ta ketë mësuesi në shqoëri.

Kush hynë e del në dyert e shkollës, kërcnojnë vetëm mësuesin. A nuk lexojmë e dëgjojmë që sot mësuesin e fyen e rrahën nxënësit e therrën prindrit, e rrehën besimtarët me mjekrra e pa mjekrra në këtë apo atë shkollë. Mësuesin e kundërshtojnë në shkollë nxënësit e prindërit, në shtëpi prindërit e hoxhollarët, në dasëm hoxhollarët e dasmorët, në morte Hoxhollarët e varrëtarët, në shitore prifti, hoxha, shehu, blerësi, shitësi e kush jo se. Heshtin, prindërit, nxënësit, familjarët, shoqatat, instituucionet, (kisha e xhamia e iu daltë flaka), binismenet që kërkojnë njerëz të ditur e nuk bëjnë gjë për këtë. Ndodhë kjo pasi nuk ka ligj që e mbron mësuesin po ka ligjë që e mbronë nxënësin, prindin e të gjithë tjerët. A ka mundësi dikush me më tregouar se kah e kemi ndërmend me shkuar?!..