Çfarë po ndodh në LVV dhe LDK?- Të gjithë po heshtin!

0
192

Megjithëse janë zhvilluar disa takime ndërmjet kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, marrëveshja për bashkëqeverisje po duket shumë larg.

Lëvizja Vetëvendosje ditët e fundit ka prezantuar ofertën e re që i ka bërë LDK-së, ku përfshihej edhe rritja e numrit të ministrive , por nga kjo e fundit nuk ardhur asnjë përgjigje zyrtare rreth kësaj oferte .

Të vetmit që kanë reagur publikisht kanë qenë dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu të cilët kanë patur mendime diametralisht të kundërta rreth kësaj oferte.

Edhe ndërkombëtarët pas takimeve që kanë patur ditët e fundit me të dy subjektet politike kanë bërë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë.

Gazeta Blic ka provuar gjatë ditës të komunikojë me të dy subjekte politike për t’i pyetur se si do të shkojnë më tej me marrëveshjen dhe takimet, por të njëjtit nuk kanë qenë të qashshëm në thirrjet e redaksisë tonë.

Thyrje e madhe në negociatat për marrëveshjen bashkëqeverisëse mes këtyre subjekteve ndodhi me 26 dhjetor me zgjedhjene Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit.

Megjithëse u votua edhe nga LDK-ja, këta të fundit në takim me Albin Kurtin kërkuan që të rikthehet sërish çështja e Kryeparlamentarit.

Por deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu ditë më parë u shpreh katagorikisht kundër kësaj ideje dhe theksoi se nëse nuk arrihet marrëveshja opsion më i mirë janë zgjedhjet.