Çfarë pritet të ndodhë sot në seancën e jashtëzakonshme

0
479
Kuvendi mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme, për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit Meta për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si dhe për emërimin e të rinjve.
Ishte kryeministri Rama ai që thirri një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të zyrtarizohen ndryshimet në qeveri.
Në parlament parashikohet votimi i ministrave të rinj dhe zëvendës kryeministrit.
Në seancë plenare do të jetë edhe opozita, e cila i ka dhënë fund bojkotit afatgjatë.
Në parlament nuk do të votohet shkarkimi i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, pasi Presidenti nuk ka dhënë ende një përgjigje për emrin e propozuar nga Edi Rama, i cili është vetë ai që synon të marrë këtë post.