Çfarë thotë drejtuesi i Pressing për rrahjen në mes të Haki Abazit e Dardan Molliqajt pas emisionit?

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj i Partisë Social Demokrate.

Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i emisionit Leonard Kërçuki.

“Shikues të nderuar, e kishim planifikuar që ta vazhdojmë pjesën e dytë të emisionit me dy analistët tanë, Jusuf Thaçin dhe Rron Gjinovcin. Gjatë ndërprerjes së shkurt prej 2-3 minutave, ka ndodhur një incident fizik. Haki Abazi thotë se është sulmuar prej Dardan Molliqajt dhe shoqëruesit tij. Meqenëse nuk mundem të flasim me Dardani, atëherë në mbetet t’i shohim videot e kamerave të sigurisë për të parë se cfarë ka ndodhur”, ka thënë Kërçuki duke mbyllur emisionin për sonte.