Challandes: Më vjen keq që nuk fituam

0
477

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është deklaruar pas përfundimit të ndeshjes kundër Danimarkës, duke thënë se i vjen keq që nuk fituan.

Challandes ka thënë se ishte një ndeshje e mirë në përgjithësi, pasi kishte edhe një kundërshtarë shumë të fortë.

“Ishte një ndeshje e mirë, pajtohem, përformancë e mirë e lojtarëve sepse luanin me një kundërshtarë të fortë. Do ta pranoja një paraqitje kaq të mirë”, ka thënë ai.

Tutje, ka shtuar se i vjen keq që Kosova nuk e fitoi këtë ndeshje, mirëpo që lojtarët kanë luajtur shumë mirë.

“Më vjen keq që se fituam ndeshjen, por kemi testuar mbrojtjen tonë dhe kemi mbajtur një lojë shumë të mirë kundër një kundërshtari shumë të fortë”, theksoi ai.