Challandes: Ndeshja me Malin e Zi, më e rëndësishmja në histori të Kosovës

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Zvicerani ka thënë se ndeshja kualifikuese kundër shtetit fqinjë është më e rëndësishmja në historinë e futbollit të Kosovës.

“Pas kësaj është ndeshja me Malin e Zi dhe mund të them se është ndeshja më e rëndësishme e historisë së re të Kosovës. Me një fitore në këtë ndeshje mund të ëndërrojmë deri në minutën e fundit në ndeshjen me Anglinë. 3 pikë më shumë që na duhen nëse duam të ëndërrojmë”, ka thënë trajneri.

“Kjo ndeshje është e rëndësishme dhe me rrezik shumë të madh”, vazhdoi ai.
“Mali i zi është ekip shumë i mirë dhe nëse dikush prej jush ose ndonjë lojtar nuk mendon kështu ka probleme me vetën”, tha ndër të tjera Challandes.
Ndeshja me Malin e Zi do të luhet të hënën në ora 20:45.

Lini një Përgjigje