Challendes emërohet trajner i ri i Kosovës

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Bernard Challandes është emëruar trajner i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, kjo u bë e ditur të premten në një konferencë për media të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Challandes, ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Përfaqësuesën e Kosovës.

Challandes, i cili ka drejtuar shumë klube të njohura në Zvicër, si Zurich, Young Boys, Sion, Thun ,në nivel kombëtaresh ka qenë trajneri i Armenisë në vitet 2014 dhe 2015 dhe u shkarkua nga detyra pas humbjes në Elbasan Arena me rezultatin 2-1 pikërisht ndaj Shqipërisë që në atë periudhë drejtohej nga Gianni De Biasi.

Challandes gjatë karrierës së tij 40-vjeçare si trajner ka punuar me disa ekipe të njohura në Zvicër, Young Boys, Zurich, Sion etj, ndërsa me përfaqësuese ka udhëhequr vetëm Armeninë gjatë viteve 2014-2015, ku në 9 ndeshje ka patur vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 7 humbje.

Zvicerani është poashtu menaxher në kompaninë Footuro, që menaxhon 45 futbollistë në mesin e tyre 12 shqiptarë, pjesë e të cilëve është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Migjen Basha.

Challandes do të debutojë me Kosovën më 24 mars në ndeshjen miqësore kundër Madagaskarit që zhvillohet në Paris. Vetëm 3 ditë më vonë ,Kosova luan miqësoren tjetër ndaj Burkina Fasos.