Chelsea falë penalltive siguron finalen në EFL Cup (Video)

0
227
Chelsea ka arritur të triumfojë në gjysmëfinalen e EFL Cup ndaj Tottenham Hotspur 4-2, pas penalltive pas 90 minutat e rregullt përfunduan 2-1. Vendasit e nisën ndeshjen duke sulmuar vazhdimisht pasi në takimin e parë kishin pësuar humbje minimale 1-0.
E golin e parë Chelsea a arriti në minutën e 27-të të kësaj sfide. Mbrojtësit e Tottenham nuk arritën ta largonin mirë një top, ku shkoi në këmbët e N’Golo Kante, i cili me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0. Në minutën e 38-të, vendasit e gjetën edhe golin e dytë në këtë takim.
Cesar Azpilicueta asistoi bukur tek Eden Hazard i cili dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Me epërsinë prej dy golave të vendasve skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.
Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët të cilët filluan të sulmonin pasi me rezultatin 2-0 ishin të eliminuar.
Në minutën e 50-të, Danny Rose harkoi bukur në zonë ndërsa Fernando Llorente shënoi për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.
Kësisoj rezultati 2-1 nuk i dha mundësinë Chelseat të kualifikohet direkt dhe ndeshja shkoi në penallti pasi në ndeshjen e parë Tottenham kishte fituar 1-0.
Në penallti Chelsea arriti fitore pasi futbollistët e saj ishin më të saktë duke triumfuar 4-2.