Chelsea fitoi derbin londinez ndaj Tottenham (Video)

Chelsea ka fituar derbin e Londrës 2-0 në xhiron e 28-të të Premier Ligës.
Pedro 57′ dhe një autogol i Kieran Trippierit 84′ i dhanë tri pikët “Bluve”.
Te skuadra e Chelseat nuk u paraqit portieri Kepa Arrizabalaga, që në fundjavë refuzoi të zëvendësohej në finalen e kupës EFL me Manchester Cityn.
Në tabelë, Tottenhami mbetet i treti me 60 pikë, por tash me vetëm katër pikë më shumë se Arsenali që është i katërti. Chelsea mbetet i gjashti me 53 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

https://www.youtube.com/watch?v=os7dP9AzaV4