Chelsea fiton me dy golat e Hazardit (video)

Chelsea ka arritur që të marrë tri pikë të vlefshme nga ndeshja që ishte e vlefshme për xhiron e 33.

Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri shënoi fitore me rezultatin 2:0 para tifozëve të vet, në përballjen kundër West Ham United.

Këtë fitore ‘blutë’ e Londrës e arritën vetëm falë ‘magjisë’ së dhuruar nga super ylli Eden Hazard, shkruan lajmi.net.

Ishte minuta e 24’ e takimit kur belgu vendosi që të driblonte gjithë mbrojtjen e West Ham për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.