Chelsea kualifikohet në finale të Europa League, eliminon Frankfurtin pas ekzekutimit të penalltive (video)

Chelsea ka arritur ta mposht Eintrachtin  e Frankfurtit me penallti për të kaluar në finale, pasi që ndeshja u mbyll me rezultat 1 – 1.

Rezultati i pjesës së parë bëri që të dy skuadrat të kenë kujdes në minutat e para.

U desh të pritej deri në minutën e 28-të ku Ruben Loftus-Cheek, shënoi për 1 – 0.

Ishte Luka Jovic që shënoi në minutën e 49-të të ndeshjes, pas një lojë të bukur me bashkëlojtarin e tij Gacinovic.

Pas golit Chelsea rrezikoi me Davide Zappacosta dhe Olivier Giroudin, por nuk kishte më gol.

Deri në fund nuk kishte gola dhe pasi rezultati ishte 1 – 1 edhe në ndeshjen e parë, skuadrat shkuan në vazhdime.

Edhe pas vazhdimeve nuk kishte fitues dhe penalltitë vendosën fatin e ndeshjes.

Nga penalltitë më të saktë u tregua skuadra e Chelsea që fitoi 4 – 3.

https://streamable.com/jd2l6