Chisora e mposhti Gashin

Pak çaste më parë ka përfunduar dueli ndërmjet Senad Gashit dhe Dereck Chisoras, ku u ndeshën sonte në palestrën “O2 Arena” në Londër.

Ky ishte njëri ndër dy meçet që u zhvilluan sonte në këtë palestër në kuadër të kategorisë së peshave të rënda.

Pas vendimit të gjyqtarëve (100-90, 100-91, 99-91) në këtë takim u vendos që Dereck Chisora të jetë fitues.

Senad Gashi arriti të bëjë një luftë të mirë por pa fat që të vazhdojë tutje.

Kjo ishte disfata e tretë për Gashin 28-vjeçar nga gjithsej 20 meçe, ndërsa kundërshtari i tij 35-vjeçar e regjistori fitoren e 30-të nga gjithsej 39 meçe të zhvilluara në karrierë. Kjo ishte fitorja e tij e tetë pa nokaut.