Cigaret elektronike po shkaktojnë rrezik të lartë për sulmet në zemër

Përdorimi i cigareve elektronike ngrit rrezikun e sulmeve të zemrës nga një e treta, kanë paralajmëruar hulumtuesit.

Shqetësimet po rriten në të gjithë botën lidhur me ndikimin afatgjatë në shëndet, mes përdorimit të jashtëzakonshëm të pajisjeve.

Megjithatë, cigaret elektronike mbeten në qendër të politikës së shëndetit publik, me zyrtarët që vazhdimisht këmbëngulin se përfitimet tejkalojnë çdo dëmtim potencial.

Studimi, që do të prezantohet në Konferencën Amerikane të Kardiologjisë në New Orleans më vonë këtë muaj, është një nga më të mëdhatë të kryer ndonjëherë mbi ndikimin e tymosjes se cigareve elektronike.

Lini një Përgjigje