Cikalleshi në pjesën e dytë shënon dy gola

0
236

Sokol Cikalleshi ka shënuar dy gola në ndeshjen e radhës së kampionatit turk.

Sulmuesi i kombëtares sonë ndihmoi këtë të fundit të marrë një barazim mjaft të vlefshëm në transfertën ndaj Goztepes, me rezultatin 3-3.

Cikalleshi u fut në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit dhe riktheu baraspeshën në minutën e 59.

Vendasit kaluan sërish në avantazh (’84), por ishte sërish Cikalleshi që në minutën e 6 shtesë barazoi rezultatin me 11-metërsh.

Ky ishte goli i katërt i Cikalleshit në kampionatin turk./Top-channel/