Çiklisti goditet nga vetura në Prishtinë

Faqja në Facebook “Marakli t’Biciklave” ka publikuar një fotografi ku shihet se një veturë ka goditur një çiklist duke i shkaktuar lëndime, derisa ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”.

Ky grup duke i uruar shërim të shpejtë atij ka ripërsëritur shqetësimin kundër ngasësve të papërgjegjshëm të automjeteve dhe mungesës së shtigjeve për çiklizëm.

“Ftojmë të gjithë për kujdes të shtuar në trafik. Institucioneve publike u bëjmë thirrje për investime të shpejta në sigurimin e kushteve për çiklizëm në Prishtinë dhe gjithë Kosovën. Gjithashtu i bëjmë apel organeve të sigurisë ,por edhe të drejtësisë të ndëshkojnë shkelësit e ligjit në rastin e sulmit ndaj një çiklistit, që ndodhi sonte në Komunën e Prishtinës”.