Cili do të jetë nesër qëndrimi i LDK-së?

Lidhja Demokratike e Kosovës pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit u deklarua se është “pro” demarkacionit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se “LDK është me qëndrimin e njëjtë që e kemi pas tash e dy vite që kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve për rrugën e perspektivës evropiane të Kosovës. Na vjen keq që koalicioni nuk ka ende votat për ta quar përpara këtë marrëveshje dhe ende s’janë unik për të quar përpara këtë çështje shumë të rëndësishme.Tashmë seanca është caktuar dhe nuk janë ende unik si koalicion qeverisës për ta quar përpara këtë çështje shumë të rëndësishme për vendin.Më vjen mirë që disa prej partive, kanë reflektuar që kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve”. Jemi unik 27 deputetë do të jemi në seancë”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, në mbrëmje, nëpërmjet një njoftimi për media kjo parti ka treguar se do të votojë për këtë Projektligj, por me kushte.

“LDK-ja nuk mund të mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i LDK’së:

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet Ratifikimin e Projektligjit për Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe Deklaratën politike të Presidentëve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e cila përbëhet nga dy nene të Marrëveshjes së gushtit 2015, dhe do të votojë PËR këtë Projektligj vetëm me këtë përmbajtje.

LDK-ja nuk mund të mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe mosratifikimii saj deri më tani, e mbajti vendin tonë të izoluar dhe larg perspektivës evropiane.

LDK-ja do të vazhdojë të mbështesë perspektivën dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike”.

Mbetet të shihet nesër se cili do të jetë qëndrimi i LDK-së për demarkacionin.