Çipet e reja Samsung i bëjnë telefonët më të shpejtë se laptopët

Telefonët e ardhshëm të Samsung, përfshirë Galaxy Fold, do të kenë shpejtësi leximi të barabartë me laptopët super të shpejtë.

Gjigandi Korean ka nisur prodhimin e çipit të parë 512GB për smartfonit me specifikimin Universal Flash Storage 3.0 (eUFS).

eUFS debutoi për herë të parë në vitin 2017, por ai kishte shpejtësi leximi dhe shkrimi prej 860MB dhe 255MB respektivisht. Memoria e re e dyfishon duke dërguar shpejtësinë e leximit në 2,100MB dhe shkrimit me 410MB për sekond.

Sipas kompanisë çipet e reja janë deri në 20 herë më të shpejta sesa kartat tipike microSD e madje katër më të shpejta sesa disqet solide SSD.

Teorikisht një përdorues do të mund të transferonte një film të plotë HD nga kompjuteri në telefonin e ri me çipin eUFS 3.0 në vetëm 3 sekonda. Samsung thotë se çipet e reja do ti vinë në ndihmë smartfonëve të ardhshëm me ekrane të rezolucionin të lartë.

Çipi 512GB eUFS debuton këtë muaj krahas versioni 128GB. Gjigandi Korean i elektronikës Samsung do të prodhojë një model 1TB dhe 256GB në gjysmën e parë të këtij viti gjithashtu.