Çitaku: Respektoj kërkesën e Qeverisë për largimin tim, ndonëse kjo varet nga Presidenti

Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se do ta pranojë kërkesën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca për largimin e saj nga kjo pozitë.

“Sigurisht, unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Çitaku.

“Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emëroj dhe shkarkoj Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar”.

Çitaku ka thënë se nuk është konsultuar paraprakisht nga askush lidhur me kërkesën që Konjufca e bëri sot publike.

“Nuk ka Ambasador të përjetshëm. E përjetshme është vetëm Kosova dhe shërbimi për të”.