Çitaku thotë se nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjëshme me Malin e Zi

0
80

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se njohja nga Mali i Zi ka qenë jo vetëm e rëndësishme, por edhe përcaktuese për njohjet që kanë pasuar.

Në këtë drejtim ajo thotë se Kosova nuk guxon të veproj në mënyrë të papërgegjshme.

“E vërteta është se me qeverinë aktuale në Mal të Zi, gjërat janë më të komplikuara seç kanë qenë më pare”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i Çitakut:

E mbaj në mend shumë mirë, njohja nga Mali i Zi ka qenë jo vetëm e rëndësishme, por edhe përcaktuese për njohjet që kanë pasuar.

Mali i Zi na ka njohur përkundër rezistencës pro-Serbe dhe pro-Ruse.

E vërteta është se me qeverinë aktuale në Mal të Zi, gjërat janë më të komplikuara seç kanë qenë më parë.

Ne nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjëshme. Çështje të tilla duhet të trajtohen me delikatesë dhe larg presionit publik.

Mali i Zi është mik i Kosovës, dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm me qëndrime, por edhe me vepra në momente kyçe për shtetin tonë. Është mirë të trajtomë miqtë tonë me respektin që meritojnë.