Citroen prodhon veturën sa një larëse rrobash, ja me çfarë çmimi po shitet

Prodhuesi francez Citroen ka prezantuar modelin “Ami”, një makinë e vogël elektrike e dizajnuar të kushtojë sa më lirë.

Makina nuk është e shpejtë dhe duket si një makinë larëse, por kushton vetëm 6.000 euro. ‘Ami” ka dy ulëse dhe shpejtësinë maksimale 45 kilometra në orë. Fuqizohet nga një motor elektrik me gjashtë kilovat ose tetë kuaj fuqi.

Për këtë arsye, ‘Ami’ mund të drejtohet në Francë nga fëmijë të moshës 14 ose 16-vjeç në shumë vende të tjera evropiane, pa licencë.

Sipas ligjit francez, ‘Ami’ është në kategorinë e “automjeteve pa licencë”, që është një kategori automjetesh të vogla dhe të ngadalta që trajtohen si një “skuter me katër rrota” me rregullore.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një makinë të lehtë, me bateri të ulët të projektuar kryesisht për përdorim urban, ‘Ami’ ka një gamë prej vetëm rreth 70 kilom etra me një bateri të plotë. Bateria mund të ngarkohet plotësisht për tri orë me një prizë elektrike të rregullt në shtëpi.

Citroen do të fillojë shitjen e modelit të tij më të ri ‘Ami” më 30 mars në Francë, dhe disa muaj më vonë në Spanjë, Itali, Portugali, Belgjikë dhe Gjermani.

Lini një Përgjigje