Çka do të ndodhë sot në Kosovë

0
427

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

Mbahet takimi i 161-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Ministria e Zhvillimit Ekonomik mban takimin inaugurues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (Ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Salla e Konferencave në Katin e 4-të, ora 10:00)

Protestojnë specialistët stomatologë të papunë (Para Qeverisë së Kosovës, ora 10:00)

Mbahet shqyrtimi fillestar në lidhje me aktakuzën për rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm” (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Në shenjë pakënaqësie ndaj projektligjit për paga, shërbyesit  civil të Komunës së Prishtinës hynë në grevë (Komuna e Prishtinës)

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë (Objekti kryesor i MPB-së, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për shtyp me rastin e nënshkrimit të kontratave me gjashtë Shpresa Olimpike 2019 (Hotel Sirius, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)