SHOWBIZ Çka i dhuroi sot Shyhretes për ditëlindje djali i saj? 10/01/2019 - 20:56 525 FacebookTwitterViberWhatsApp Për këngëtaren e mirënjohur, Shyhrete Behulin, është një ditë mjaft e veçantë, pasi që sot ka ditëlindjen. Padyshim, që për një figurë kaq të dashur, janë të panumërta urimet dhe surprizat nga shoqëria, e veçanërisht nga familja e saj, shkruan Kosovarja. E pikërisht, më herët ajo pranoi një befasi tejet të veçantë nga djali i vogël, Lumi. Ishte një nga portretet e saj, që ai kishte vendosë që t’ia dhurojë nënës së tij si një dhuratë të shenjtë. Këtë e kuptuam përmes postimit të saj, ku vërehej dukshëm gëzimi i saj për këtë edhe nga mbishkrimi që bëri: “Dhurate nga djali im lumsalihu,e punuar nga duart e arta te gentidubovci”, shkroi ajo me zemrën plot.