Çka po paralajmëron këshilltari i Presidentit?

Në një postim të tij, këshilltari i Presidentit Thaçi, Ismail Syla përmes një poezie paralajmëron publikun për “prishjen gjendjes së jashtëzakonshme” dhe “hapjen e shesheve të reja”. Kjo po bëhet në momentet kur Presidenti po niset për në SHBA.

Lexojeni shkrimin (poezinë) e tij:

MBI BORËN E PASHKELUR HAP SHESHE TË REJA

Bota u zbardh me ndërgjegje të ftohtë e stabile/Shtigje, rrugë e parqe mbuluar nga bora sterile.

Nisu e prishe këtë gjendje të jashtëzakonshme,/Këtë reshje të bardhë diktature të përkohshme.

Mos prit hedhje kripe nga makineritë komunale/Hap sheshe me hapin e këmbës sate triumfale!

Prishtinë, 4 shkurt 2019