Çka thotë Bekim Haxhiu për përleshjen në Skenderaj?

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhi është deklaruar për përplasjen fizike mes anëtarëve të kësaj partie në Klinë të Epërme të Skenderajt, shkruan Gazeta Blic.

Ai për Gazetën Blic ka mohuar një përplasje mes grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut që njëherësh mbështet edhe kryetarin e komunës, Bekim Jashari. Tha se nuk ka pasur rrahje por se në këtë Kuvend ka qenë një tentim për t’i larguar disa persona të cilët nuk kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në atë mbledhje.

“Nuk ka pas rrahje. Thjeshtë ka qenë një tentim për t’i larguar disa persona të cilët nuk kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në atë mbledhje. Një pjesë tjetër e pjesëmarrësve kanë kërkuar që ata persona të largohen nga salla. Mirëpo, ka pasur një tentim që të largohen, ata kanë rezistuar dhe me kaq ka përfunduar. U ndërpre mbledhja deri në ndonjë vendim ditë tjetër kur të krijohen kushtet për t’u mbajtur. Përndryshe, nuk ka pasur edhe diçka të jashtëzakonshme“, tha Haxhiu.Deputeti i PDK-së, ndër të tjera tha se të gjithë kanë qenë simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës. Shtoi se në momentin kur kanë tentuar për t’i larguar disa nga mbledhja, ata kanë rezistuar.

“Të gjithë ata kanë qenë simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe ata që kanë rezistuar të dalin nga salla. Kaq mund të them. Në momentin kur kanë tentuar për t’i larguar disa nga mbledhja, ata kanë rezistuar, kordinatori e ka ndërprerë mbledhjen, ne kemi ecur dhe kaq ka përfunduar”, përfundoi ai.

Se nuk ka pasur një përleshje mes grupeve në fjalë e ka mohuar edhe deputeti tjetër i PDK-së, Mërgim Lushtaku. Ai Gazetës Blic i ka thënë se edhe pse nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë mbledhje, ka informacione se nuk ka pasur përleshje fizike.

“Nuk kam qenë i pranishëm në atë mbledhje sepse kam qenë në një mbledhje tjetër. Sipas informatave që unë i posedoj nuk ka pasur përleshje fizike, ka pasur vetëm tentime për një gjë të tillë”, tha ai.Sipas djalit të ish- kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, një gjë e tillë e pakënaqësive është edhe e kuptueshme kur dihet që në shumicën e tubimeve që po i mbajmë po marrin pjesë mbi 400 pjesëmarrës.

“Nuk dëshiroj që të lëshohem me emra, mirëpo them që në njëfarë forme është e kuptueshme për ndonjë pakënaqësi në një degë të caktuar, kur dihet që në shumicën e tubimeve që po i mbajmë po marrin pjesë mbi 400 pjesëmarrës. Kështu që në një numër kaq të madh të njerëzve mund të ketë ndonjë paknaqësi. Unë jam i bindur që në fund procesi zgjedhor brenda PDK-së, e gjithashtu edhe ne degën e Skenderajt, do të përmbyllet suksesshëm. Sepse demokracia këto gjëra i ka.

Ai që merr vota më shumë brenda një procesi të caktuar, ai është fituesi. Këtë duhet ta pranojmë të gjithë. E përsëris që besoj se përfundimi i zgjedhjeve brenda PDK-së, e veçmas brenda degës në Skenderaj, do të jetë i suksesshëm”, përfundoi ai.Ndryshe, zgjedhjet e brendshme në PDK ka kohë që kanë filluar por që deri më tani nuk është se kanë kaluar pa përplasje.Në shkurtin e këtij viti telashe brenda kësaj partie kishte edhe në fshatin Dobratin të Podujevës.

Ngjarja kishte ndodhur në Shkollën e fshatit me 9 shkurt.Ndërkohë, deri tek incidenit ka ardhur pasi që në garë për kryetar të nëndegës së këtij fshati kanë qenë dy kandidatë.Njëri nga pretendentët ishte i afërm i ish deputetit të PDK-së, Naim Fethau. Por, që ai dhe disa persona të tjerë të afërm të Fetahut, nuk kanë dashur të lejojnë që të ketë kundër kandidat në këtë proces zgjedhor.