Coutinho: “Salah është më i mirë se Griezmann”

Philippe Coutinho dëshiron që që ish-shoku i tij i Liverpool-it, Mohamed Salah të injorojë thirrjet nga Real Madridi  dhe t’i bashkohet Barcelonës verën e këtij viti, raporton “Don Balon”.

Coutinho beson se Salah është një blerje më e mirë për Barçën se Antoine Griezmann, me të cilin thuhet se klubi katalanas ka nënshkruar praktikisht.

Ai do të përpiqet ta bindë trajnerin Ernesto Valverde që të shkojë pas sulmuesit të “Reds”. Me përforcimin e egjiptianit do të formohej një sulm i tmerrshëm për këdo, sepse do të krijohej “tridenti” me Luis Suarez dhe Leo Messi.

Pra, objektivi kryesor i Coutinhos është të shmangë, me të gjitha mjetet e mundshme, që Mohamed Salah të bëhet një “galacticos” i ri i Florentino Pérezit. Egjiptiani është bërë flamurtari i Liverpool-it, që kur Coutinho mori rrugën drejt Barçës, në merkaton e dimrit.

Ai ishte i rëndësishëm në fitoren e bujshme të të besuarve të Jürgen Klopp kundër Manchester City të Pep Guardiolës, 3-0, që praktikisht i vë ata në gjysmëfinale të Champions-it, edhe pse është në dyshim serioz për sfidën e kthimit, për shkak të një dëmtimi në kofshë.