Daçiq: A po pret Kosova që përfaqësuesit e Serbisë të lobojnë për njohjen e saj?

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka pyetur se pse përfaqësuesve në Kosovë i pengojnë siç theksoi ai vizitat e tij në Taxhikistan, Uzbekistan dhe Kirgistan, vende që nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas ministrit serb, nuk shfaqet asnjë lloj problem që Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ishte për vizitë atje muajin e kaluar.

Daçiq tha për TV Prva se asnjë nga ato vende, siç i quajti “miqësore me Serbinë”, nuk e njohin Kosovën, dhe se është shefi i parë i diplomacisë në historinë e Serbisë që shkon atje, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti Vuçiq beson se ne duhet të hyjmë në bashkëpunim me ato vende të mëdha. Mendoj se ka potencial të madh për bashkëpunim,” tha ai.

Daçiq pyeti nëse sipas tij “Prishtina pret që përfaqësuesit e Serbisë të lobojnë për njohjen e pavarësisë”.

“Ne as që kemi folur shumë për Kosovën”, tha shefi i diplomacisë.

Lini një Përgjigje