Daçiq zgjedhet kryetar i kuvendit, deputetët shqiptarë nuk morën pjesë në votim

Një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Republikës së Kosovës, Ivica Daçiq sot është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Serbisë.

Pjesë e votimit nuk ishin tre deputetë shqiptarë, që nuk morën fare pjesë në votim.

Një nga deputetët shqiptar, Shaip Kamberi në një prononcim për Indeksonline tregon se pse nuk morën pjesë në votimin e Daçiqit për Kryetar të Parlamentit.

“Daçiq është pjesë e elitave politike që kanë shkaktuar luftërat e përgjakshme dhe krimet e luftës në Kosovë”

“Është nder mohuesit kryesor të krimeve serbe në Kosovë dhe ekzistimit të varrezave masive nëpër Serbi”

“Është iniciatorë i pasivizimit të vendbanimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Duke ndikuar në ndryshimin artificial të strukturës etnike ne rajon”, u shprehë Kamberi.

Daçiq mori shumicën e votave nga deputetët për t’u bërë Kryetar i Parlamentit të Serbisë.

Në të kaluarën, Ivica Daçiq ishte Ministër i Jashtëm dhe kishte bërë pëpjekje të shumta që të hiqte disa njohje të Pavarësisë së Kosovës

Lini një Përgjigje