Dalin minatorët e ngujuar në Trepçë (Video)

0
375
Pas më shumë se dy orë kanë qëndruar të ngujuar minatorët e Stantërgut. Ata tashmë janë nxjerru jashtë, pas një ndërhyrje që u bë.
Minatorët kishin mbetur të ngujuar në minierë si pasojë e djegies së trafos kryesore që ndodhet në Parkun e biznesit në Mitrovicë. Ndërkohë, dalja e tyre u bë pas lëshimit të përkohshëm të rrymës në Minierën e Trepçës.
Ndërsa për këtë ka njoftuar kryetari i Sindikatës së punëtorëve në Stantërg, Shyqiri Sadiku, i cili kishte deklaruar se janë duke bërë përpjekje që përmes lidhjeve elektrike alternative të mundësohet dalja nga zgafella e minatorëve.
Sipas tij, numri i  minatorëve ka qenë mbi 100, ndërsa një gjë të tillë e ka mohuar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Gatë kohës sa minatorët ishin të ngujuar, Lluka ka thënë se gjendja e tyre nuk është alarmante dhe se se miniera ka ajrosje natyrale prandaj, sipas personave përgjegjës në teren, nuk paraqet rrezik serioz mungesa e ajrosjes./Kosovapress/