Dalin pagesat për të gjithë përfituesit e asistencës sociale

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se janë proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor.

Sipas ministres, pagesat do të dalin sot.

“Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.
Mjetet dalin nesër gjatë ditës”, ka shkruar ministrja Bajrami në llogarinë e saj në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor.

Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.

Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.
Mjetet dalin nesër gjatë ditës.

Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.

Faleminderit shumë!