Dalin rezultatet e analizave të dyshuarit për koronavirus në Vushtrri

Rasti i dyshuar me koronavirus në Vushtrri ka rezultuar negativ.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

“Lajm i mirë! Rasti i dyshuar për koronavirus nga Vushtrria rezulton negativ. Faleminderit Zot! #rriNshpi Panik JO, Kujdes PO”, shkruan Tahiri në Facebook.

Deri më tash në Kosovë janë regjistruar 15 raste me koronavirus.