Dallavere me teste anticovid, arrestohet një burrë e një grua në Pejë

Dje në mesditë janë arrestuar një mashkull e një femër në komunën e Pejës, pasi dyshohet se i kanë kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit antiCovid 19.

Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tre telefona mobilë dhe dy shtëpiza kompjuteri.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pejë 27.01.2021 – 12:55.” Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që ata dyshohen se i kishin furnizuar qytetarët me dokumente të testit antiCovid 19. Njësiti relevant policor nga vendi i ngjarjes ka konfiskuar: tre telefona mobilë dhe dy shtëpiza kompjuteri. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.