Dallimet tronditëse në statistikat e Messit dhe Ronaldos për çerekfinalet

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dhe ai i Juventusit, Cristiano Ronaldo, kanë qenë rivalë për më shumë se një dekadë në garën për lojtarin më të mirë në botë. Përkundër që Ronaldo u largua nga Real Madridi, gara mes këtyre të dyve po vazhdon ende.Mbrëmë, klubet e të dy superyjeve të futbollit zhvilluan ndeshjet në kuadër të fazës çerekfinale të kupave vendore. Barcelona e siguroi një vend në gjysmëfinale, ndërsa Juventusi u eliminua, transmeton Gazeta Express.

Përveç rezultatit përfundimtar, edhe statistikat e nxjerra nga paraqitjet e mbrëmshme të Messit dhe Ronaldos janë plotësisht të kundërta me njëra-tjetrën.

Messi u vlerësua me notë 9.5 për paraqitjen e tij të përgjithshme. Argjentinasi 31-vjeçar arriti ta shënojë një gol dhe e asistoi një tjetër, si dhe i bëri katër gjuajtje drejt portës së kundërshtarëve.

Kapiteni i Barcelonës ishte i angazhuar gjatë gjithë ndeshjes dhe u tregua i suksesshëm në shtatë nga 15 tentimet e tij për driblim. Ai i ndihmoi skuadrës së tij edhe duke e fituar penalltinë për golin e parë, të shënuar nga Philippe Coutinho.

Përkundër që ai e humbi një rast shumë të mirë për të shënuar, ai arriti t’i kompletojë 85.4 për qind të pasimeve të tij, i bëri dy pasime kyçe gjatë ndeshjet dhe i krijoi tri raste të mira.

Messi u vlerësua me notë 9.5 për paraqitjen e tij të përgjithshme. Argjentinasi 31-vjeçar arriti ta shënojë një gol dhe e asistoi një tjetër, si dhe i bëri katër gjuajtje drejt portës së kundërshtarëve.

Kapiteni i Barcelonës ishte i angazhuar gjatë gjithë ndeshjes dhe u tregua i suksesshëm në shtatë nga 15 tentimet e tij për driblim. Ai i ndihmoi skuadrës së tij edhe duke e fituar penalltinë për golin e parë.

Përkundër që ai e humbi një rast shumë të mirë për të shënuar, ai arriti t’i kompletojë 85.4 për qind të pasimeve të tij, i bëri dy pasime kyçe gjatë ndeshjet dhe i krijoi tri raste të mira.

Për dallim nga paraqitje mbresëlënëse e Messit, Ronaldo nuk mori një notë aq të lartë dhe u vlerësua me 6.9. Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Real Madridit nuk arriti të shënojë gol në këtë ndeshje, nuk bëri as asiste, si dhe nuk ishte i saktë në goditjet drejt portës, pasi që nuk regjistroi asnjë të tillë.

Mirëpo, përderisa nuk u tregua i saktë në goditjet e tij drejt portës, Ronaldo arriti t’i bëjë me sukses driblimet që i tentoi, dy të tilla. 33-vjeçari i kompletoi vetëm 66.5 për qind të pasimeve që tentoi t’i bëjë dhe nuk e bëri asnjë pasim kyç gjatë ndeshjes.

Barcelona e zuri një vend në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit sepse e fitoi ndeshjen kthyese kundër Sevillës me rezultat 6-1 (rezultati i përgjithshëm 6-3), ndërsa Juventusi u eliminua nga Atalanta, e cila e fitoi ndeshjen me rezultat 3-0. /Gazeta Express/

Lini një Përgjigje